Izraeli paralajmëron sulme më të ashpra
Sh.Ç/RTKlive
Ushtria izraelite, u ka kërkuar civilëve libanezë që të largohen nga zonat e përdorura nga grupi i mbështetur nga Irani për qëllime ushtarake.
Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Daniel Hagari, ka njoftuar se sulmet priten të jenë më të ashpra se bombardimet e forta të fundjavës.
Ai ka theksuar se Izraeli do të bëjë gjithçka që është e nevojshme për t'i kthyer banorët e evakuuar të Izraelit të sigurt në shtëpitë e tyre, raportoi BBC-ja.
Të dielën Hezbollahu lëshoi raketa më në thellësi të territorit izraelit.
Sulmet pritet të ndodhin pasi luftimet mes Izraelit dhe Hezbollahut u intensifikuan gjatë fundjavës.
Sipas ushtrisë izraelite, Hezbollahu me bazë në Liban lëshoi 150 predha drejt Izraelit, në shenjë hakmarrjeje për sulmet e fundit.























