Tërmeti në Shkup, Rrjeti Sizmologjik i RMV-së jep detaje
BKT
Rajoni dhe Bota

Tërmeti në Shkup, Rrjeti Sizmologjik i RMV-së jep detaje

Sh.Ç/RTKlive

Një tërmet me magnitudë 3.4 të shkallës Rihter është ndjerë në Maqedoni.

“Rrjeti sizmologjik i Republikës së Maqedonisë së Veriut në ora 02:02 ka regjistruar një tërmet me epiqendër që i përket zonës epiqendrore të Shkupit, me magnitudë lokale të Rihterit 4", thuhet në njoftimin e Rrjeti Sizmologjik i RMV-së.

Në njoftim theksohet se sipas të dhënave të deritanishme që disponon observatori, tërmeti është ndjerë nga popullata e qytetit të Shkupit dhe rrethinës, me intensitet III-IV gradë sipas shkallës makrosizmike evropiane.

Tërmeti ka qenë 23 kilometra në lindje të qendrës së Shkupit, në një thellësi prej 7 kilometrash.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota