Përmbytje në Marok, nëntë të vdekur dhe të paktën shtatë të zhdukur
BKT
Rajoni dhe Bota

Përmbytje në Marok, nëntë të vdekur dhe të paktën shtatë të zhdukur

Hanife Osmani / RTK

Numri i viktimave nga aksidenti tragjik i autobusit në Tata të Marokos i cili u përfshi nga ujërat e përmbytjes, është rritur në nëntë deri më tani, me të paktën shtatë persona ende të zhdukur.

Incidenti ndodhi pas reshjeve të dendura që përfshinë provincën dhe shkaktuan përmbytje të mëdha në disa zona.

Burime zyrtare nga provinca, të cituara nga SNRT, kanë konfirmuar se ekipet e shpëtimit janë ende në kërkim të të zhdukurve, ndërsa kushtet e vështira atmosferike dhe terreni i ndërlikuar po pengojnë përpjekjet për shpëtim.

Po ashtu, është raportuar për dëme të mëdha në zonat banesore që ndodhen pranë luginave, ku shumë ndërtesa janë shkatërruar. Autoritetet kanë theksuar se shumica e këtyre ndërtesave janë ose plotësisht të rrënuara, ose pjesërisht të shembura, duke lënë shumë familje pa strehim.

Ndërhyrjet emergjente janë në vazhdim për të ndihmuar popullsinë e prekur, ndërkohë që dëmet materiale po vlerësohen.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota