Raportohet se Hezbollahu ka lansuar një raketë balistike drejt Tel Avivit
BKT
Rajoni dhe Bota

Raportohet se Hezbollahu ka lansuar një raketë balistike drejt Tel Avivit

Bardhyl Bajrami / RTK

Mëngjesin e sotëm, raportohet se Hezbollahu ka shkrepur një raketë balistike drejt Tel Avivit që në shënjestër kishte selinë e Mosadit. Izraeli raporton se e ka shkatërruar atë në ajër, ndërkohë ka njoftuar gjithashtu për ndalimin e rrugëtimit të një droni i cili nga Siria po kalonte në Izrael.

Mëngjesin e sotëm në Tel Aviv dhe Izraelin qendror janë aktivizuar sirenat e alarmit pasi Hezbollahu ka shkrepur një raketë, siç thuhet balistike, drejt Tel Avivit, që është hera e parë që ndodhë një sulm i tillë.

Hezbollahu ka thënë se sulmi është drejtuar drejt selisë së agjencisë së inteligjencës Mossadit. Izraeli ka thënë se e ka ndaluar këtë sulm ndërsa nuk është raportuar për viktima apo të lënduar. Hezbollahu, përmes një deklarate ka pranuar se ka lëshuar një raketë drejt Tel Avivit në ora 6 e 30 në përkrahje të rezistencës së palestinezëve në RRipin e Gazës dhe në mbrojtje të Libanit dhe popullit të vet.

Ushtria izraelite gjithashtu ka njoftuar se aeroplanët e saj e kanë ndaluar rrugëtimin e një droni i cili nga Siria po kalonte në territorin e Izraelit.

Të martën, Izraeli ka njoftuar për vrasjen e një komandanti të Hezbollahut në Bejrut ndërsa Hezbollahu ka thënë se janë vrarë 6 persona dhe 15 janë lënduar.

Ministria libaneze e shëndetësisë ka thënë se 560 persona janë vrarë , përfshirë 50 fëmijë nga sulmet e Izraelit që nga e hëna.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota