Të shtënat me armë zjarri në zyrën e fushatës së Harris-it, në Arizona
BKT
Foto: NBC News
Rajoni dhe Bota

Të shtënat me armë zjarri në zyrën e fushatës së Harris-it, në Arizona

M.Miftari/RTKlive

Zyra e fushatës së zëvendëspresidentes së SHBA-së,Camala Harris, njëherësh kandidate për zgjedhjet presidenciale nga radhët e demokratëve, është dëmtuar nga të shtënat me armë.

“Askush nuk ishte i pranishëm apo i lënduar në zyrë”, tha një zëdhënës i Partisë Demokratike të shtetit, të martën, derisa Policia e Tempes njofton se incidentin po e heton si krim pronësor.

Policia po heton atë që duket të jetë dëmtim me armë zjarri gjatë natës në një zyrë fushate të koordinuar nga Partia Demokratike për zëvendëspresidenten Camala Harris.

Incidenti ndodhi vetëm disa ditë përpara se Harris të planifikonte të vizitojë Arizonën, ndërsa ajo bën fushatë për zgjedhjet presidenciale.

“Ne mund të konfirmojmë se më 23.9.24, ajo që duket të jetë dëme nga të shtënat me armë në … një zyrë fushate të DNC-së, u zbulua”, tha policia e Tempes në një deklaratë për NBC News.

Policia e Tempes tha se oficerët u përgjigjën të hënën pas thirrjeve nga punëtorët dhe se ata vëzhguan atë që dukej të ishin të shtëna me armë përmes dritareve të përparme të zyrës, të cilat ndahen nga anëtarët e stafit për Partinë Demokratike të Arizonës, fushatën e Harris-it dhe fushatat e Senatit dhe Dhomës për t'u rritur pjesëmarrja për partinë, në nëntor.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota