Sulmi në Odessa, paralajmërohen edhe banorët e Rumanisë për strehim
BKT
Rajoni dhe Bota

Sulmi në Odessa, paralajmërohen edhe banorët e Rumanisë për strehim

M.Miftari/RTKlive

Tre persona thuhet se janë vrarë dhe mbi dhjetë janë plagosur në një sulm me dron rus në qytetin e portit detar, Izmajil, në rajonin ukrainas të Odessa-s.

Izmajil ndodhet pranë Danubit në Ukrainën jugperëndimore, afër kufirit me Rumaninë, shtet anëtare e NATO-s.

Gjatë sulmit, një dron rus dyshohet se kishte kaluar mbi hapësirën ajrore rumune, sipas Ministrisë së Mbrojtjes në Bukuresht, transmetojnë mediet e huaja.

Për këtë shkak, avionë luftarakë rumunë dhe spanjollë u ngritën në ajër duke u kërkuar banorëve të qytetit rumun të Tulcea që të strehohen.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota