22:11 / 28.09.2024
Netanyahu: Vrasja e Nasrallahut ishte hap i domosdoshëm
Sh.Ç/RTKlive
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thekslaruar se vrasja e liderit të grupit Hezbollah, Hassan Nasrallah, është pikë kthese që mund të ndryshojë bilancet e fuqisë në Lindjen e Mesme.
Kryeministri izraelit, ka theksuar se Nasralllah nuk ishte thjesht një terrorist, por ai ishte terroristi.
“Vrasja e Nasrallahut ishte hap i domosdoshëm për të arritur qëllimet që kemi, kthimin e banorëve në veri në mënyrë të sigurt në shtëpitë e tyre dhe ndryshimin e bilanit të fuqisë në rajon për vitet e ardhshme”, ka thënë Netanyahu në një komunikatë për media.
Grupi Hezbollah e ka konfirmuar të shtunën vrasjen e liderit të tij, Hassan Nasrallah, në sulmin ajror që ushtria izraelite e ndërmori në Bejrut të Libanit të premten.























