Izraeli thotë se ka vrarë edhe një tjetër udhëheqës të lartë të Hezbollahut
Luan Qorraj/RTK
Pas konfirmimit të vdekjes së kreut të Hezbollahut, Izraeli ka vazhduar me sulme kundër caqeve të grupit militant në pjesët e ndryshme të Libanit duke shkaktuar viktima të reja.
Një ditë pas konfirmimit të vdekjes së kreut të grupit militant Hezbollah, Hassan NAsrallah, Izraeli ka vazhduar me sulme ajrore kundër caqeve të këtij grupi në pjesët e ndryshme të Libanit.
Sipas Tel Avivit aeroplanët izraelit, gjatë 24 orëve të kaluara, goditën dhjetëra caqe të Hezbollahut, më së tepërmi depo të municionit dhe raketave me të cilat grupi vazhdon ta kërcënon Izraelin.
Gjithashtu është njoftuar se si pasojë e sulmeve të fundit është vrarë edhe një figurë e lartë e Hezbollahut, duke e lënë kështu grupin gati tërësisht pa udhëheqje qendrore.
Sipas zyrtarëve libanez, gjatë sulmeve të fundit janë vrarë së paku 15 persona përderisa dhjetëra të tjerë janë plagosur.
Ndërkohë presidenti amerikan, Joe Biden edhe një herë ka bërë thirrje për armëpushim në Lindjen e Mesme, por Tel Avivi nuk dukët se planifikon të ngadalëson operacionet përderisa qëllimet izraelite tëluftës të janë përmbushur.
Izraeli vazhdon me sulme ajrore në Liban duke shkaktuar dëme dhe viktima























