Sulmet izraelite vrasin liderin e Hamasit dhe disa militantë në Liban
Dardan Ramabaja /RTK
Në sulmet ajrore izraelite të dielen në Liban, janë vrarë lideri i Hamasit dhe tre udhëheqës palestinezë të një grupi tjetër militant palestinezë në kryeqytetin Bejrut.
Grupi militant palestinez Hamas ka njoftuar se një sulmi izraelit vrau udhëheqësin e tij në Liban të hënën, ndërsa një grup tjetër militant palestinez tha se tre nga udhëheqësit e saj u vranë në një sulm në Bejrut, sulmi i parë brenda kufijve të qytetit.
Hamasi tha se udhëheqësi i saj në Liban, Fateh Sherif Abu el-Amin u vra së bashku me gruan, djalin dhe vajzën e tij, në një sulm që shënjestroi shtëpinë e tyre në një kamp refugjatësh palestinezë në qytetin jugor Tire në orët e hershme të së hënës.
Ndërsa Izraeli përshkallëzon armiqësitë kundër aleatëve të Iranit në rajon, Fronti Popullor për Çlirimin e Palestinës (PFLP) tha se tre nga liderët e tij u vranë në një sulm që synonte lagjen Kola të Bejrutit.
Sulmi goditi katin e sipërm të një ndërtese, kanë deklaruar disa dëshmitarë për agjencinë e lajmeve Reuters, ndërsa nuk kishte asnjë koment të menjëhershëm nga ushtria izraelite.
Frekuenca në rritje e sulmeve të Izraelit kundër milicisë së Hezbollahut në Liban dhe asaj Houthi në Jemen ka shkaktuar frikën se luftimet në Lindjen e Mesme mund të dalin jashtë kontrollit dhe të tërheqin Iranin dhe Shtetet e Bashkuara.
Izraeli nisi të dielën sulmet ajrore kundër milicisë Houthi në Jemen dhe dhjetëra objektivave të Hezbollahut në të gjithë Libanin, pasi më parë vrau liderin e Hezbollahut.
Ministria e shëndetësisë e drejtuar nga Houthi tha se të paktën katër persona u vranë dhe 29 u plagosën në sulmet ajrore në portin Hodeidah të Jemenit, të cilat Izraeli tha se ishin një përgjigje ndaj sulmeve me raketa Houthi. Në Liban, autoritetet thanë se të paktën 105 njerëz ishin vrarë nga sulmet ajrore izraelite të dielën.
Ministria e Shëndetësisë e Libanit ka thënë se më shumë se 1,000 libanezë janë vrarë dhe 6,000 janë plagosur në dy javët e fundit, pa specifikuar se sa ishin civilë. Qeveria tha se një milion njerëz - një e pesta e popullsisë - kanë ikur nga shtëpitë e tyre.























