Mediet raportojnë se Izraeli ka filluar pushtimin tokësor në Libanin jugor
M.Miftari/RTKlive
Mediet e huaja raportojnë se Izraeli ka filluar pushtimin tokësor në Libanin jugor.
Kështu, AFP raporton se Izraeli filloi një pushtim tokësor në Libanin jugor, ndërkohë që mediet libaneze raportojnë për sulm të rëndë artilerie në fshatrat kufitare, në pjesët jugore të vendit.
Megjithatë, aktualisht është e paqartë se në çfarë mase Izraeli po sulmon Libanin dhe nuk ka asnjë provë për të mbështetur pretendimin e një pushtimi tokësor, derisa zëdhënësi i IDF-së (Forcat e Mbrojtjes të Izraelit), për mediet e huaja nuk konfirmon dhe as mohon informacionin për një pushtim tokësor.
Sipas Jerusalem Post, raportet janë kontradiktore për betejat tokësore.
Sipas Departamentit Amerikan të Shtetit, të hënën në mbrëmje Izraeli filloi operacionet e vazhdueshme tokësore në një shkallë të kufizuar, kundër Hezbollahut në Liban.
Më herët të hënën në mbrëmje, Izraeli shpalli kufirin e tij verior një "zonë të mbyllur ushtarake".























