Irani lëshon rreth 200 raketa drejt Izraelit, sulm terrorist në Tel Aviv
BKT
Foto: AFP
Rajoni dhe Bota

Irani lëshon rreth 200 raketa drejt Izraelit, sulm terrorist në Tel Aviv

Hanife Osmani / RTK

Izraeli është përballur me një sulm masiv raketor nga Irani, sipas Forcave të Mbrojtjes Izraelite ku rreth 180 raketa janë lëshuar drejt vendit. Zyrtarë të sigurisë izraelite raportojnë se shumica e këtyre raketave janë shkatërruar me sukses nga Forcat Ajrore Izraelite, në bashkëpunim me Forcat Ajrore të Komandës Qendrore të SHBA-së.

Megjithatë, disa goditje janë konfirmuar dhe dëmet po vlerësohen. Kjo goditje nga Irani mund të çojë në një reagim të ashpër nga Izraeli, veçanërisht duke pasur parasysh precedentin e mëparshëm në prill, kur një sulm iranian me 300 raketa dhe dronë rezultoi në një kundërsulm simbolik të Izraelit pranë objekteve bërthamore të Iranit.

Këtë herë, Izraeli mund të zgjedhë objektiva strategjikë si baza dhe depo armësh të Iranit. Irani ka konfirmuar sulmin dhe ka paralajmëruar për goditje të tjera nëse Izraeli ndërmerr hakmarrje. Situata vazhdon të zhvillohet me tensione të larta ndërkombëtare dhe përfshirje të mundshme të aktorëve rajonalë dhe ndërkombëtarë.

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, ka biseduar me Kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe Mbretin e Jordanisë, duke reflektuar shqetësimet e komunitetit ndërkombëtar për situatën në zhvillim.

Nga ngjarje të tjera brenda Tel Avivit, ka ndodhur një incident me një sulm masiv me armë zjarri ku të paktën gjashtë persona janë vrarë dhe shtatë të tjerë janë plagosur rëndë.

Policia raporton se dy sulmuesit janë neutralizuar dhe po e konsiderojnë sulmin si një akt terrori.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota