23:30 / 01.10.2024
Netanyahu: Sulmi i Iranit dështoi
V.Thaçi / RTKlive
Sulmi raketor iranian ndaj Izraelit dështoi, ka thënë kryeministri izraelit Netanyahu.
"Irani bëri një gabim të madh sonte - dhe do të paguajë për të," tha ai në fillim të një takimi politik të sigurisë, raporton Reuters, transmeton RTKlive.
"Regjimi në Iran nuk e kupton vendosmërinë tonë për të mbrojtur veten dhe vendosmërinë tonë për t'u hakmarrë kundër armiqve tanë."
I dërguari i Izraelit në OKB tha se Irani së shpejti do të ndjente pasojat e veprimeve të tyre dhe përgjigja do të ishte e dhimbshme.























