Tensionet në Lindjen e Mesme, Netanyahu: Irani do të paguajë për sulmin
BKT
Rajoni dhe Bota

Tensionet në Lindjen e Mesme, Netanyahu: Irani do të paguajë për sulmin

Flutura Bekqeli /RTK

Irani ka nisur sulmin më të madh ndonjëherë ndaj Izraelit, duke lëshuar 200 raketa balistike në një breshëri të paprecedentë, që duket se është mposhtur kryesisht nga mbrojtja izraelite, me ndihmën e Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj.

Izraeli është zotuar të hakmerret, me kryeministrin Benjamin Netanyahu që tha se Irani kishte bërë një "gabim të madh" dhe "do të paguajë", ndërsa frika rritet për një luftë më të gjerë të gjithanshme midis dy fuqive rajonale. Një person mbeti i vrarë në sulm dhe shkalla e dëmit mbetet e paqartë.

Sipas analizës së CNN, shumë nga raketat iraniane ranë në, ose afër, selisë së shërbimit inteligjent izraelit Mossad dhe dy bazave ajrore.

Irani tha se sulmi ishte i kufizuar në objektivat e sigurisë dhe ushtarake izraelite dhe ishte në përgjigje të vrasjes së shefit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah dhe liderit politik të Hamasit, Ismail Haniyeh. Shefi ushtarak i Iranit paralajmëroi gjithashtu për sulme më të gjera nëse Izraeli përgjigjet.

Sipas një raporti të vitit 2021 nga Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare, Teherani ka mijëra raketa balistike dhe të lundrimit me një shumëllojshmëri rrezesh. Numrat e saktë për çdo lloj rakete nuk dihen.

Ekspertët e armëve që analizuan videot e verifikuara të mediave sociale të sulmit ndaj Izraelit i thanë CNN se Irani përdorte variante të raketës balistike Shahab-3.

Ne anen tjtere, Izraeli ka thene se po dërgon "forca shtesë" në operacionin e tij tokësor brenda Libanit, i cili nisi në fillim të kësaj jave forcat e Mbrojtjes së Izraelit kanë lëshuar një paralajmërim të ri për evakuimin e njerëzve në rreth 25 fshatra jugore të Libanit.

Hezbollahu thotë se zmbrapsi një sulm tokësor izraelit në Liban të mërkurën dhe ka vazhduar të gjuajë raketa në Izrael


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota