Komandanti amerikan për Afrikën flet për rreziqet dhe sfidat e sigurisë
BKT
Rajoni dhe Bota

Komandanti amerikan për Afrikën flet për rreziqet dhe sfidat e sigurisë

VOA

Shefi i Komandës së Shteteve të Bashkuara për Afrikën, Gjenerali Michael Langley ka filluar t’i japë një formë të re pranisë ushtarake amerikane në kontinent pas tërheqjes ushtarake të Shteteve të Bashkuara nga Nigeri.

Pasiguria për fazën tjetër të luftës kundër terrorizmit në Afrikën Perëndimore është krijuar për shkak të humbjes së qasjes tek dy baza jetike kundër terrorizmit në Niger. Në lindje, pjesëmarrja ndërkombëtare dhe numri i forcave për Misionin e ri të Bashkimit Afrikan në Somali (AUSSOM) ende nuk janë finalizuar, më pak se tre muaj përpara se Misioni i Tranzicionit i Bashkimit Afrikan në Somali (ATMIS) të përfundojë më 31 dhjetor.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Gjenerali Langley tha se Shteti Islamik në Somali e ka rritur gati dyfish praninë dhe shpjegoi se si al-Shababi, një degë e al-Kaidës, kishte përfituar nga tensionet mes Etiopisë dhe Somalisë për të rritur rekrutimin.

 


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota