Vërshime në BeH, njoftohet për viktima në njerëz
M.M. /RTKlive
Vërshimet që goditën pjesët qendrore të Bosnjë-Hercegovinës, veçanërisht komunat: Jabllanicë, Kiseljak, Kreshevë, Fojnicë, e të tjera, kanë shkaktuar dëme katastrofale, duke marrë edhe jetë njerëzish.
Nga vërshimet për pasojë ka ndodhur edhe rrëshqitje të dheut, duke shkatërruar një pjesë të linjës hekurudhore dhe të rrugës kryesore ndërmjet Jabllanicës dhe Mostarit, një pjesë e rrugës nuk ekziston më, që është një pjesë e autostradës M-17, e cila ndodhet pak para burimit të Komadinos në drejtim të Mostarit, njoftojnë mediet vendore.
Në Kreshevë, mediet e vendit e përshkruajnë gjithashtu të rëndë, tmerruese, ku disa banorë kanë ngelur të ngujuar në shtëpitë e tyre.
Mediet e BeH-së e përshkruajnë gjendjen e tanishme atje, si në filma horror, që dikur ishte pjesa më e bukur e këtij vendi.
Në Kreshevë, mediet e vendit e përshkruajnë gjithashtu të rëndë, tmerruese, ku disa banorë kanë ngelur të ngujuar në shtëpitë e tyre.
Në operacionin e shpëtimit janë përfshirë edhe pjesëtarët e Shërbimit të Shpëtimit Malor të Kreshevës, të cilët në fakt janë nisur drejt Jabllanicës, për të ndihmuar në shpëtimin në atë zonë.
“Kur morëm informacionin se një nënë dhe fëmijët e saj ishin të bllokuar në një shtëpi në fshatin Gunjani, kontaktuam menjëherë pjesëtarët e GSS-së nga Zhepça, të cilët menjëherë iu përgjigjën thirrjes sonë. Jemi në kontakt të vazhdueshëm me ta dhe aktualisht kanë arritur në shtëpinë ku ndodhet nëna dhe fëmijët e saj. Operacioni i shpëtimit është ende në vazhdim, por besoj se do të përfundojë me sukses”, tha kryetari i Kreshevës, Renato Pejak, për Oslobođenje.
Ekipet e shpëtimit po përpiqen të arrijnë me të gjitha mjetet tek të rrezikuarit, duke nxjerrë njerëzit nga shtëpia me një ekskavator.























