Izraeli vazhdon me sulme ndaj caqeve të Hezbollahut në Liban
BKT
Foto: Reuters
Rajoni dhe Bota

Izraeli vazhdon me sulme ndaj caqeve të Hezbollahut në Liban

Luan Qorraj / RTK

Aviacioni Izraelit ka vazhduar me sulme ajrore kundër Hezbollahut, në Liban duke goditur dhjetëra caqe në pjesë të ndryshme të vendit, përfshirë edhe në Bejrut - ku, sipas Tel Avivit, u godit qendra e inteligjencës së Hezbollahut.

Me gjithë humbjen e një pjese të madhe të udhëheqësish dhe goditjeve të pa ndalura në depo të armatimit dhe raketave të Hezbollahut, militantët po vazhdojnë me sulme raketore kundër Izraelit.

Gjatë vetëm disa orëve të mbrëmjes , Hezbollahu lansoi më shumë se 100 raketa drejtë Izraelit dhe u zotua se do të vazhdojë me sulme tjera.

Gjithashtu është bërë e ditur se Izraeli u ka thënë banorëve të dhjetëra fshatrave libaneze që të largohen nga shtëpitë e tyre për të shmangur luftimet të cilat pritet të zgjerohen së bashku me operacionet tokësore të ushtrisë izraelite në Liban.

Ndërkohë, zyrtarët amerikanë kanë thënë se zyrtarët në Teheran, përmes kanaleve diplomatike, kanë porositur Izraelin dhe SHBA-në se Irani nuk dëshiron luftë më të gjerë rajonale dhe se Teherani nuk do të kryejë sulme të reja kundër izraelit.

Sipas tyre, sulmet raketore të Iranit kanë qenë përgjigje për vrasjet e krerëve të Hamasit dhe Hezbollaut dhe Teherani tani beson se kjo çështje është mbyllur. Megjithatë, zyrtarët iranianë porositën se çfarëdo sulmi i ri izraelit në territori iranian do të nxis përgjigje edhe më të fuqishme të Iranit i cili, herën e ardhshme mund të shënjestrojë edhe infrastrukturën energjetike të Izraelit.

Diplomatët nga SHBA, vendet e rajonit, shtetet evropiane si dhe OKB po vazhdojnë me përpjekje për të gjetur zgjidhje diplomatike për krizën më të madhe në Lindjen e Mesme në së paku 20 vjetët por, deri më tani, asnjëra palë e përfshirë në dhunë nuk duket të jetë e gatshme për koncesione.

 


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota