Çmimi i ri i Putinit për paqen do ta bënte Tolstoin të zgjohej nga varri
BKT
Rajoni dhe Bota

Çmimi i ri i Putinit për paqen do ta bënte Tolstoin të zgjohej nga varri

M.Miftari/RTKlive

Rusia po përpiqet të përmirësojë reputacionin e saj me një çmim të ri për paqen që ka miratimin e presidentit Vladimir Putin. Trashëgimtari i Leo Tolstoy-it, Stephan Tolstoy, tha për AFP-në se nëse do të dinte për çmimin, stërgjyshi i tij do të zgjohej nga varri.

Pushtimi i plotë i Ukrainës nga Rusia nuk kishte arritur as në fundin e verës së parë, kur agresori kishte krijuar tashmë versionin e tij të Çmimit Nobel për Paqe: Çmimin Tolstoy për Paqe. Ai mban emrin e shkrimtarit të famshëm rus Leo Tolstoy, i cili shkroi romanin ‘Lufta dhe Paqja’.

Tolstoi do të zgjohej nga varri i tij, nëse do të dinte për çmimin, thotë Stephan Tolstoi në një intervistë për Agjencinë e lajmeve AFP.

83-vjeçari Tolstoi është stërnipi i shkrimtarit Tolstoy me banim në Suedi dhe shtetas suedez. Ai ka vluar nga zemërimi që kur dëgjoi për herë të parë për çmimin e paqes që mbante emrin e Tolstoit, raporton AFP.

Leo Tolstoi ishte një pacifist i flaktë.

“Ky është një çmim paqeje. Unë mendoj se ta kombinosh atë me emrin e Leo Tolstoit është perfekt. Problemi është se është krijuar nga një vend që është në luftë dhe po sulmon një vend tjetër”, thotë Tolstoi.

Vendimi për të krijuar një çmim të ri u mor më 22 qershor 2022, sipas faqes së saj të internetit.

Tre organizata ndikojnë në sfondin e Çmimit të Paqes Tolstoy. Ato janë nën ndikimin e fortë të presidentit rus Vladimir Putin.

Një prej tyre është Shoqëria Ruse e Historisë Ushtarake, e themeluar në vitin 2012 me urdhër të Putinit. Ajo angazhohet në shtrembërimin e historisë dhe ka promovuar, për shembull, akuzat e gjenocidit të Finlandës në Republikën e Karelias në Rusi.

Një tjetër nga themeluesit është Fondacioni Rus për Paqe, anëtarët e të cilit  janë: Patriarku Kirill dhe kryetari i Komitetit të Çështjeve Ndërkombëtare të Dumës, Leonid Slutsky, të cilët mbështesin luftën në Ukrainë.

Subjekti i tretë themelues është Shoqëria Historike Ruse, e cila ka mbikëqyrur përmbajtjen e teksteve shkollore të historisë ruse me urdhër të Putinit për dhjetë vitet e fundit.

Çmimi i Paqes jepet nga një juri ndërkombëtare e përzgjedhur nga organizatat.

Çmimi i parë vjetor i Paqes Tolstoy u dha në Teatrin Bolshoi në Moskë në ditëlindjen e Tolstoit, më 9 shtator.

Fjalët e hapjes së ceremonisë së çmimit u lexuan në emër të Presidentit Putin. Sipas Tassi-t, ato përmbanin ide për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në mbarë botën, mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut dhe të drejtës ndërkombëtare.

Çmimi Tolstoy duket se është një zbardhje e reputacionit të Rusisë dhe një mjet i ri për ndikimin ndërkombëtar.

Këtë vit, çmimi iu dha Bashkimit Afrikan dhe u dorëzua nga dirigjenti Valery Gergiev, drejtor i Teatrit Bolshoi dhe mbështetës i Putinit.

Zgjedhja duket strategjike: Rusia ka kërkuar të zgjerojë ndikimin e saj në Afrikë, ku është shfaqur si një kundërforcë ndaj supremacisë perëndimore.

Sipas Stephan Tolstoit, i cili jeton në Stokholm, qëndrimi i familjes për dhënien e çmimit nuk u pyet, megjithëse kështu është thënë.

Megjithatë, një tjetër anëtar i familjes Tolstoy është i përfshirë në projekt: Vladimir Tolstoy ulet në bordin e fondacionit të çmimeve, i cili është nipi i Tolstoit në brezin e tretë dhe drejtor i Muzeut Tolstoy në Moskë.

Në qershor, Vladimir Tolstoi foli në kanalin numër një shtetëror të Rusisë se si Leo Tolstoi ishte gjithmonë në anën e një bote më të drejtë.

Sipas Stephan Tolstoy, marrëdhënia e tij me Vladimir Tolstoy ishte mjaft e mirë para fillimit të ‘Sulmit të Madh’ (luftës në Ukrainë v.j.).

Fituesi i Çmimit Nobel për Paqen do të shpallet të premten e ardhshme. Olav Njølstad, sekretari i Komitetit Norvegjez të Nobelit, i tha AFP-së se ai nuk beson se çmimi i ri do të jetë një konkurrent i Nobelit.

 


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota