Katërmbëdhjetë të vdekur nga përmbytjet në Bosnjë
Flututra Bekqeli /RTK
Shirat e dendur që përmbytën qytetet dhe shkaktuan rrëshqitje të dheut lanë të paktën 14 persona të vdekur në Bosnjë të premten, thanë autoritetet e vendit.
Jabllanica, rreth 70 kilometra në jugperëndim të Sarajevës, është përballur me 24 orë të shiut, duke e shkëputura atë nga bota e jashtme.
Fotot në mediat lokale nga rajoni i Jabllanicës treguan rrëshqitjet e dheut që po ngjiteshin në çatitë e shtëpive dhe një xhamie me vetëm minaren e saj të dalë jashtë.
"Për momentin, trupat e 14 personave janë gjetur" në rajonin e Jabllanicës, tha zëdhënësi Darko Jukan për AFP, duke shtuar se numri ka të ngjarë të rritet.
Në Jabllanicë "nuk mund të hyhet apo të dilet për momentin", tha një shërbim shpëtimi malor për qytetin me rreth 4,000 banorë.
Një numër njerëzish nga zona u raportuan të zhdukur, thanë autoritetet, ndërsa disa të lënduar u evakuuan me një helikopter nga forcat paqeruajtëse të Bashkimit Evropian.
Në mes të së premtes situata ishte më kritike në fshatin Donja Jabllanicë, që mbeti i izoluar, nga shembjet e disa urave në rajon thanë autoritetet.
Në Kiseljak, rreth 20 kilometra në perëndim të Sarajevës, shtëpi, kopshte dhe makina ishin nën ujë, raportoi një gazetar i AFP.
Një pjesë e madhe e popullsisë së Bosnjës është në rrezik për shkak të përmbytjeve të mëdha dhe rrëshqitjeve të dheut, tha në një deklaratë administrata federale e mbrojtjes civile.
Zjarrfikësit, policia dhe kompanitë e shërbimeve po punojnë në zonat e prekura, por nevojitet më shumë ndihmë për të zbutur pasojat e stuhive dhe reshjeve.
Në Kroacinë fqinje, autoritetet e motit lëshuan një paralajmërim për bregun verior të Adriatikut, gadishullin e Istrias dhe pjesën qendrore të vendit për shkak të shirave të dendur.
Në një deklaratë thuhet se priten përmbytje ne zonat urbane dhe ndërprerje të komunikacionit, komunikimit, furnizimit me energji elektrike dhe ujë.
Shirat e rrëmbyeshëm dhe erërat e forta, muajin e kaluar, kanë çuar në përmbytje të përhapura në Evropën Qendrore dhe Lindore, duke vrarë të paktën 24 njerëz dhe duke shkatërruar qytete dhe fshatra.























