Izraeli rrit intensitetin e sulme ajrore në Gaza dhe Bejrut
Dardan Ramabaja /RTK
Izraeli ka rritur intensitetin e sulme ajrore në Gaza dhe kryeqytetin libanez të Bejrutit në 1 vjetorin e sulmit të Hamasit në izrael.
Në Gaza, IDF thotë se goditi objektivat në të gjithë rripin, duke përfshirë një spital që thotë se përdorej nga luftëtarët e Hamasit
Ushtria izraelite tha se aeroplanët luftarakë goditën objektivat që i përkasin Shtabit të Inteligjencës së Hezbollahut në Bejrut, duke përfshirë mjetet e grumbullimit të inteligjencës, qendrat e komandës dhe objektet shtesë të infrastrukturës.
Dhjetë persona u plagosën në Izrael nga raketat e lëshuara nga Libani të dielën, ndërsa IDF thotë se të paktën katër "predha" u hodhën nga Gaza të hënën.
Ndërkohë raketat e Hezbollahut goditën qytetin e tretë më të madh të Izraelit, Haifa, njoftoi policia herët të hënën, ku mediet izraelite raportuan 10 të plagosur në veri të vendit në përvjetorin e parë të luftës së Gazës, e cila është përhapur në Lindjen e Mesme.
Hezbollahu i mbështetur nga Irani, një aleat i Hamasit, grupi militant palestinez që lufton Izraelin në Gaza, tha se kishte shënjestruar një bazë ushtarake në jug të Haifës me raketa "Fadi 1".
Njerëzit anembanë Izraelit dhe botës po kujtojnë sulmet e 7 tetorit të vitit të kaluar, në të cilat Hamasi vrau rreth 1200 njerëz dhe mori peng 251 - me një tjetër vdekje peng të njoftuar të hënën.
Që atëherë, gati 42,000 njerëz janë vrarë gjatë fushatës së Izraelit në Gaza, sipas ministrisë së shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi.























