Izraeli dërgon një divizion ushtarak në Liban
BKT
Rajoni dhe Bota

Izraeli dërgon një divizion ushtarak në Liban

V.Thaçi / RTKlive

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kanë thënë se një divizion tjetër është vendosur dje për "operacione të lokalizuara" në Libanin jugor.

Raportohet se ky divizion është grupimi i tretë i trupave në fuqi që përdoret në pushtimin tokësor të Izraelit në Liban, i cili u nis një javë më parë kur disa zona në jug të vendit iu tha të evakuoheshin, raporton The Guardian.

“Ushtarët e divizionit 91 filluan aktivitetin operacional të lokalizuar dhe të shënjestruar në Libanin jugor”, thuhet në një deklaratë nga ushtria izraelite.

Më shumë se 2,000 njerëz janë vrarë dhe më shumë se 9,500 janë plagosur që nga 23 shtatori 2024, kur Izraeli filloi një fushatë intensive të bombardimeve ajrore në Libanin jugor dhe në luginën Bekaa.

Herët në mëngjes, Izraeli kapi dy objektiva ajrore të nisura nga lindja pasi sirenat u ndezën në zonat qendrore të Rishon Lezion dhe Palmachim, ka thënë ushtria.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota