Dymbëdhjetë vjeçari i dyshuar për një shpërthim në Kopenhagë
BKT
Rajoni dhe Bota

Dymbëdhjetë vjeçari i dyshuar për një shpërthim në Kopenhagë

M.M./RTKlive

Një 17-vjeçar dhe një fëmijë dymbëdhjetë vjeç janë të dyshuar për krime, pas shpërthimit të djeshëm në Hellerup në veri të Kopenhagës, njofton Policia daneze në ‘X’.

Të dy të dyshuarit janë shtetas danezë.

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në një hyrje të një ndërtese, rreth 500 metra larg ambasadës izraelite, e cila u sulmua së fundmi, njoftojnë mediet daneze.

Sipas Policisë më shumë gjasa është shkaktuar nga ndonjë lloj fishekzjarre.

Policia daneze tha të hënën se lidhjet e mundshme me shpërthimin në ambasadë janë duke u hetuar, por fillimisht nuk kishte asgjë që ndërlidhte këtë.

Ndërkaq të mërkurën ka ndodhur një shpërthim pranë ambasadës dhe dy të rinj suedezë, 16 dhe 19 vjeç, dyshohen për krime terroriste. Policia daneze ka deklaruar më parë se objektivi ka të ngjarë të jetë ambasada izraelite.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota