BE krijon korridor ajror për ndihmë humanitare në Liban
BKT
Rajoni dhe Bota

BE krijon korridor ajror për ndihmë humanitare në Liban

M.M. /RTKlive

Bashkimi Evropian ka krijuar një korridor ajror humanitar për ndihma humanitare në Liban.

Komisioni Evropian bëri të ditur se sot do të nisin një sasi ndihmash humanitare urgjente për në Liban.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në një postim në ‘X’, ka shkruar se BE qëndron në krah të njerëzve të prekur nga kriza në Liban.

“Sot, me tre fluturime të ngarkuara, nisim ndihma urgjente në natyrë. Nga batanijet tek kompletet e strehimit dhe ilaçet. Më shumë do të vijnë”, ka shkruar Von der Lyen.

Ndërsa BE bën të ditur se që nga java e kaluar është mobilizuar me të gjitha mjetet e reagimit ndaj emergjencave që kemi në dispozicion për të mbështetur njerëzit e prekur nga kriza e vazhdueshme në Liban.

Ndihma kanë dërguar  Belgjika, Franca, Polonia, Sllovakia dhe Spanja përmes mekanizmit ‘EUCivilProtection’


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota