Von der Lyen, popullit hungarez: Ne jemi një familje
BKT
Rajoni dhe Bota

Von der Lyen, popullit hungarez: Ne jemi një familje

M.M. /RTKlive

Në seancën plenare të 9 tetorit të Parlamentit Evropian, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Lyen, ka kritikuar Viktor Orbanin,  kryeministër i Hungarisë, vend i cili për gjashtë muaj do ta mbajë kryesimin e BE-së.

Von der Lyen, përmes platformës ‘X’, iu ka drejtuar popullit hungarez duke konsideruar si pjesë e familjes evropiane, që ka histori njëjtë dhe ka miliona arsye të mira për të vazhduar në formimin e një të ardhme të përbashkët.

“Dua t'i drejtohem popullit hungarez. Ne jemi një familje. Historia juaj është historia jonë. E ardhmja juaj është e ardhmja jonë. Dhjetë milionë hungarezë janë dhjetë milionë arsye të mira për të vazhduar të formojmë të ardhmen tonë së bashku”, ka shkruar Von der Lyen.

Megjithatë, ajo u shpreh se fokusimi i saj do të duhej të ishte: Ukraina, konkurrenca dhe migrimi, si “çështje  që meritojnë një front të qartë dhe të bashkuar evropian”.

“Sot do të doja të fokusohesha në disa nga çështjet më urgjente me të cilat po përballemi gjatë këtij viti nën kryesimin e BE-së HU24EU. Së pari, Ukraina; së dyti, konkurrenca; së treti, migrimi. Çështje që meritojnë një front të qartë dhe të bashkuar evropian”, ka shkruar Von der Lyen në ‘X’.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota