Kosova fiton ndaj Lituanisë 
BKT
Sport

Kosova fiton ndaj Lituanisë 

Uran Krasniqi / RTKLive

(E plotësuar, 16:59) Kosova ka arritur të fitojë me rezultat 1-2 ndaj Lituanisë në ndeshjen e zhvilluar të shtunën në Kaunas, e vlefshme për Ligën C, Grupin 2 të Nations League. 

Kosova kaloi në epërsi pas vetëm njëzet minutash lojë, kur Edon Zhegrova ka realizuar me një gjuajtje precize nga brenda zonës, duke mposhtur portierin Gertmonas dhe duke çuar ekipin kosovar në avantazh. 
Në pjesën e dytë, Ermal Krasniqi, i cili sapo ishte futur në fushë, ka shënuar golin e dytë në minutën e gjashtëdhjetë e pestë, duke thelluar epërsinë e Kosovës.

Megjithatë, Lituania ia ka dalë ta ngushtojë rezultatin në minutën e tetëdhjetë e katërt, kur Golubickas ka realizuar me kokë pas një rrëmuje para portës së Kosovës.
 Pavarësisht përpjekjeve të Lituanisë, Kosova ia ka arritur ta ruajë avantazhin dhe t'i sigurojë tri pikë të rëndësishme.

Pas kësaj fitore, Kosova barazohet me pikë me Rumaninë, të dyja me nga gjashtë pikë, por Rumania do të luajë sonte ndaj Qipros. Në vendin e tretë në grup gjendet Qipro, ndërsa Lituania mbetet e fundit.

Kosova tash do të kthehet në shtëpi, ku më 15 tetor do të përballet me Qipron.

Lituania e ngushton rezultatin

(E plotësuar, 16:49) Lituania ka arritur ta ngushtojë rezultatin në ndeshjen ndaj Kosovës, duke shënuar golin e parë në minutën e tetëdhjetë e katërt.

Ka qenë Golubickas ai që ka realizuar me kokë pas një rrëmuje para portës së Kosovës, duke rihapur ndeshjen.

Deri në fund të ndeshjes është edhe një minutë plus koha shtesë. 

Kosova e thellon epërsinë kundër Lituanisë

(E plotësuar, 16:32) Kosova e ka thelluar epërsinë në ndeshjen ndaj Lituanisë, duke shënuar golin e dytë pas njëzet e minutash lojë në pjesën e dytë.

Ka qenë minuta e gjashtëdhjetë e pestë, kur i sapofuturi në lojë, Ermal Krasniqi, ka realizuar, duke rritur avantazhin e ekipit të drejtuar nga trajneri Franco Foda.

Megjithatë deri në fund të ndeshjes janë edhe njëzet minuta.

Kosova kalon në epërsi pas vetëm njëzet minutave

(E plotësuar, 15:24) Kosova ka kaluar në epërsi ndaj Lituanisë pas vetëm njëzet minutash lojë në ndeshjen e vlefshme për Nations League.

Protagonisti i golit ka qenë Edon Zhegrova, i cili me një gjuajtje precize nga brenda zonës ka mposhtur portierin Gertmonas, duke e çuar Kosovën në avantazh.

Megjithatë, pjesa e parë nuk ka përfunduar ende dhe ka shumë kohë deri në përfundimin e ndeshjes, duke lënë gjithçka të hapur për zhvillimet e mëtejshme. 

Nis ndeshja Lituania - Kosova

(E plotësuar, 15:00) Ka nisur ndeshja Lituania - Kosova , e cila është në kuadër të Nations League, e vefshme për Ligën C, Grupin 2.

Te Kosova ka ndryshime në formacion, ku trajneri Franco Foda i ka besuar në portë portierit të sapogrumbulluar Amir Shaipi dhe jo të zakonshmit Arijenet Muric. 

Në mbrojtje në vend të Fidan Alitit gjendet Lumbardh Dellova. 

Gjithashtu në sulmin e Kosovës për shkak të lëndimit mungon topgolshënuesi Vedat Muriqi dhe në vend të tij është Albion Rrahmani. 

Deri te kjo ndeshje Kosova vjen nga një fitore prej Qipros, ndërsa Lituania nga një humbje prej Rumanisë, që gjithashtu janë pjesë e grupit.

Aktualisht grupi kryesohet nga Rumania që ka gjashtë pikë. Kosova dhe Qipro kanë nga tri pikë, kurse Lituania nuk ka pikë. 

 

Lituania - Kosova, formacionet

Lituania dhe Kosova ndeshen sot në një ndeshje të vlefshme për Nations League. Tashmë janë publikuar edhe formacionet zyrtare.No description available.