Shumë njerëz rezultojnë të zhdukur në Karolinën e Veriut nga stuhia
Dardan Ramabaja / RTK
Uragani `Helene` ka lënë një qytet amerikan me rrënoja nëpër rrugë, ndërsa shumë njerëz janë zhdukur.
Zyrtarët e Karolinës së Veriut nuk janë ende në gjendje të konfirmojnë se sa njerëz janë zhdukur si pasojë e uraganit Helene, por të paktën 115 vdekje të lidhura me stuhinë janë raportuar në shtet. Disa zona, si qyteti i Asheville, u lanë në gërmadha.
Helena bëri kërdinë në perendim të qytetit Asheville, të Karolinës së Veriut, duke e kthyer qytetin dhe komunitetet malore përreth në një zonë fatkeqësie.
Erërat e forta dhe përmbytjet e shkaktuara nga uragani në Asheville lanë pas rrënojat e automjeteve, mbeturinat të drunjëve, ndërtesa të shkatërruara, ura dhe rrugë të dëmtuara.
Lumi French Broad u ngritë në më shumë se 7 metra mbi nivelin e tijë, duke fshirë një lagje të tërë. Uragani Helenë ka shkatërruar dhjetra lagje dhe shumë vdekje edhe në shtetin tjetër amerikan Florida.























