Ushtria e Tajvanit në gatishmëri pas stërvitjeve të ushtrisë kineze
Dardan Ramabaja/ RTK
Ushtria e Tajvanit në gatishmëri të lartë pasi ushtria Kineze ka rrethuar ishullin në një stërvitje
Kina po zhvillon stërvitje ushtarake rreth Tajvanit, në atë që e quan një "paralajmërim të ashpër" kundër atyre që kërkojnë "pavarësi" për ishullin e vetëqeverisur.
Stërvitjet shihen si përgjigje ndaj një fjalimi të presidentit tajvanez William Lai javën e kaluar, në të cilin ai u zotua t’i rezistojë "aneksimit" nga Pekini.
Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit ka dënuar atë që e përshkruan si "sjellje irracionale dhe provokuese" nga Kina, duke shtuar se është e gatshme të mbrohet.
Ministria e transportit e Tajvanit thotë se trafiku ajror dhe operacionet portuale mbeten "normale" pavarësisht stërvitjeve ushtarake në brigjet, ndërsa aleati i Tajvanit, SHBA, thotë se po monitoron stërvitjet
Kina e sheh Tajvanin si një provincë të shkëputur, por ishulli e sheh veten si të veçantë dhe ka qeverinë dhe ushtrinë e vet. Kina mbajti stërvitje rreth Tajvanit edhe kur Lai u betua si president në fillim të këtij viti.
Ushtria e Tajvanit në gatishmëri të lartë pasi ushtria Kineze ka rrethuar ishullin në një stërvitje























