Sulmet ajrore izraelite në Liban dhe Gaza shkaktuan dhjetëra viktima
BKT
Foto: AP
Rajoni dhe Bota

Sulmet ajrore izraelite në Liban dhe Gaza shkaktuan dhjetëra viktima

Hanife Osmani / RTK

Një sulm ajror izraelit në veri të Libanit vrau të paktën 18 persona, sipas Kryqit të Kuq Libanez, duke goditur një ndërtesë banimi në fshatin Aito.

Deri tani, sulmet izraelite janë përqendruar kryesisht në jug të Libanit, ku Hezbollah ka ndikim, por qëllimi i këtij sulmi në veri mbetet i paqartë.

 Ministri i Mbrojtjes së Izraelit, Yoav Gallant, njoftoi për një përgjigje të ashpër ndaj Hezbollahut pas një sulmi me dron në një bazë ushtarake izraelite. Ndërkohë, Zyra e të Drejtave të Njeriut e OKB-së dënoi sulmet e Izraelit në veriun e Gazës, ku civilët janë izoluar pa ushqim dhe furnizime.

Në Spitalin Al-Aqsa, katër palestinezë u vranë gjatë një sulmi ajror, ndërsa numri i të vrarëve në Gaza ka arritur mbi 42,000 që nga tetori 2023. Një fotoreporter palestinez u vra gjithashtu, duke e çuar numrin e gazetarëve të vrarë në 177.

Nga zhvillime të tjera, Irani ka rritur masat e sigurisë dhe paralajmëroi përgjigje ushtarake nëse përdoret hapësira ajrore kundër tij. SHBA ka bërë thirrje për evakuim nga Libani, ndërsa Britania vendosi sanksione ndaj individëve iranianë. Franca dhe Spanja refuzuan kërkesën e Izraelit për tërheqjen e paqeruajtësve të OKB-së nga jugu i Libanit.

 


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota