Blinken në Izrael në përpjekjen e fundit për armëpushim
BKT
Foto: AP
Rajoni dhe Bota

Blinken në Izrael në përpjekjen e fundit për armëpushim

Luan Qorraj / RTK

Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, ka arritur në Izrael ku u takua me kryeministrin e vendit Benjamin Netanyahu dhe zyrtarë tjerë të lartë të vendit.

Blinken është duke tentuar të bindë palët e përfshira në luftime, që të pranojnë një armëpushim i cili do ti jepte hapësirë diplomatëve që të arrijnë tek ndonjë marrëveshje e pranueshme për të gjitha palët por, deri me tani, asnjëra palë nuk duket të jetë e gatshme të ndalon luftimet.

Përfaqësuesit e Hezbollahut kanë thënë se nuk do të pranojnë negociata përderisa zgjasin luftimet ndërsa , sipas raporteve, përfaqësuesit e Hamasit kërkuan tërheqjen e plotë të Izraelit nga gaza para çfarëdo negociatave.

Njëkohësisht, Tel Avivi ka thënë se nuk do të tërheq trupat nga gaza përderisa nuk lirohen të gjitha pengjet që ende mbahen nga Hamasi.

 Hezbollahu madje ka vazhduar me sulme raketore drejtë territorit Izraelit- gjatë kohës kur Blinken takohej me Netanyahun , Hezbollahu lansoi një seri të sulmeve raketore drejtë Tel Avivit, rajonit Samaria dhe Haifas - analistët kanë thënë se Hezbollahu, me lanismin e sulmeve në kohën e takimit mes Blniken dhe Netanyahu ka dëshiruar t’i "dërgon porosi" sekretarit amerikan të shtetit dhe të demonstron se, përkundë bombardimeve të pa ndalura izraelite, ky grup ende ka kapacitet dhe aftësi të godas caqe brenda Izraelit.

Njëkohësisht, aeroplanët Izraelit kanë vazhduar me sulme brenda Libanit, përfshirë edhe në kryeqytetin Bejrut. Autoritetet Libeneze thanë se vetëm gjatë një sulmi në Bejrut, i cili ndodhi në afërsinë e kompleksit spitalor Rafik Hariri, janë vrarë 13 dhe janë plagosur mbi 40 persona përderisa dhjetëra viktima të tjera civile janë shkaktuar gjatë goditjeve në pjesët tjera të Libanit.

Përderisa, nga rripi i gazës, bëhet e ditur se përleshjet mes forcave izraelite dhe luftëtarëve të Hamasit po ndodhin në së paku 4 lokacione - përleshjet më intensive po zhvillohen në kampin e refugjatëve Jabalya ku, sipas disa raporteve, përkundër shkatërrimit masiv në sipërfaqe, Izraeli ende nuk po arrin të zhvendosë qindra luftëtarë të cilët besohet të jenë duke operuar nga tunelet përfundi kampit, ka raporte edhe për dhjetëra viktima të reja të sulmeve ajrore të Izraelit në pjesët e ndryshme të rripit të Gazës.

Sipas zyrtarëve të Hamasit deri me tani është konfirmuar se, që nga fillimi i luftimeve, janë vrarë më shumë se 42 mijë e 700 persona përderisa rreth 101 mijë të tjerë janë plagosur.

Pritet që Blinken do ti kalon disa ditë në rajon dhe se gjatë ditëve të ardhshme do të zhvillon takime të njëpasnjëshme me përfaqësuesit e palëve të ndryshme të përfshira në konflikt për të tentuar ti bindë ti japin rast diplomacisë.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota