20:26 / 23.10.2024
Prekazi thotë se Bayern Munich është test për Barcelonën
Uran Krasniqi / RTKLive
Trajneri i futbollit, Rafet Prekazi, pret që përballja mes Barcelonës dhe Bayern Munich në Champions League të jetë një test i rëndësishëm për skuadrën katalunase, për ta dëshmuar formën e mirë që po e tregon në La Liga.
Ai ka qenë i ftuar te RTK për ta analizuar ndeshjen e cila do të transmetohet drejpërdrejt.
“Sonte është një test i madh për Barcelonën për ta dëshmuar formën e mirë që po e kalon në La Liga. Pres një ndeshje me ritëm shumë të lartë. Është e rëndësishme se kush e kontrollon ndeshjen. Në ndeshje të mëdha si kjo, vendosin imtesirat, të cilat kanë shumë peshë. Në këtë nivel, loja taktike ka shumë rëndësi, sepse bëhet fjalë për lojtarë me shumë nivel”, ka thënë Prekazi.























