Zenuni pret shumë gola në ndeshjen Bayern Munich - Barcelona
BKT
Sport

Zenuni pret shumë gola në ndeshjen Bayern Munich - Barcelona

Uran Krasniqi / RTKLive

Njohësi i futbollit, Blerim Zenuni, ka parashikuar një ndeshje me shumë gola në përballjen mes Barcelonës dhe Bayern Munich, e cila pritet të zhvillohet në kuadër të Champions League.

Ai ka qenë i ftuar te RTK për ta analizuar ndeshjen e cila do të transmetohet drejpërdrejt. 

Zenuni ka theksuar se të dyja skuadrat vijnë në këtë ndeshje pas nga një humbje në garë, gjë që, sipas tij, do t'i shtyjë të dy ekipet të luajnë për fitore.

"Unë pres shumë gola. Të dy skuadrat kanë pësuar nga një humbje në garë. Kjo do të thotë se të dy skuadrat do të hyjnë për fitore. Derisa te Barcelona është Lewandowski, ndërsa
te Munchen është Muller, çka besoj se ata të dy do të kenë rol sonte. Barcelona po kthehet aty ku ka qenë. Trajneri Hansi Flick është i duhur për ta çuar skuadrën atje ku e meriton", ka thënë ai.