Së paku 5 të vrarë dhe 22 të plagosur si pasojë e sulmit terrorist në Turqi
BKT
Rajoni dhe Bota

Së paku 5 të vrarë dhe 22 të plagosur si pasojë e sulmit terrorist në Turqi

Luan Qorraj / RTK

Autoritetet Turke kanë thënë se si pasojë e sulmit terrorist në ndërtesën e Industrive të Ajrit dhe Gjithësisë, kompanisë qeveritare Turke e cila merret me prodhimin e aeroplanëve, helikopterëve dhe fluturakeve pa pilot për qëllime civile dhe ushtarake- janë vrarë pesë dhe janë plagosur 22 persona.

Sipas zyrtarëve, forcat e sigurisë neutralizuan dy prej sulmuesve, përderisa ende nuk dihet se sa persona kanë marrë pjesë në sulm.

Sulmi ndodhi gjatë orëve të paraditës kur, pas një shpërthimi masiv para ndërtesës së kompanisë, persona të armatosur hynë në ndërtesë duke hapur zjarr.

Sulmi u ndalua nga ana e forcave të sigurisë të cilat ndaluan sulmuesit.

Edhe pse asnjë grup militant ende nuk ka marrë mbi vete përgjegjësinë, zyrtarët turk kanë thënë se besojnë që ai u organizua nga militantët e partisë punëtore Kurde, apo PKK, të cilët me dekada udhëheqin luftë kundër qeverisë në Ankara.

Ky sulm u dënua nga presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan i cili gjendet në samitin e BRICS-it. Erdogan tha se kjo ngjarje është sulm ndaj tërë kombit turk.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota