16:34 / 25.10.2024
PKK qëndron pas sulmit në Ankara
M.M./ RTKlive
Organizata PKK, e cilësuar si terroriste nga BE, merr përgjegjësinë për aktin në Ankara të ndodhur të mërkurën.
Pesë persona mbetën të vrarë nga sulmi, ku një burrë dhe një grua, ndër të tjera, qëlluan me armë në drejtim të selisë së linjës ajrore kombëtare,shkruan Reuters.
Disa persona thuhet se janë marrë gjithashtu peng, sipas disa mediave lokale.
Presidenti turk Erdogan ka reaguar për incidentin.
“E dënoj këtë sulm të tmerrshëm terrorist dhe lutem për dëshmorët tanë”, tha ai.























