Zgjedhjet në Gjeorgji, rezultati i tyre përcaktues: Perëndimi apo Rusia
BKT
Rajoni dhe Bota

Zgjedhjet në Gjeorgji, rezultati i tyre përcaktues: Perëndimi apo Rusia

Bardhyl Bajrami /RTK

Në Gjeorgji, në këtë vend të Kaukazit, janë mbajtur zgjedhjet parlamentare. Partitë opozitare kanë akuzuar partinë në pushtet se po e largon vendin nga rruga perëndimore dhe po e rikthen nën orbitën ruse.

Në Gjeorgji janë mbajtur zgjedhjet parlamentare, ndër më të rëndësishmet që janë mbajtur ndonjëherë në këtë vend. Në bazë të rezultatit do të dihet rrugëtimi i këtij vendi drejt Evropës apo rritjes së ndikimit rus.

Për herë të parë në këto zgjedhje, shumica e vendvotimeve janë pajisur me skaner elektronik te kutia e votimit, skaner ky që bën skanimit e fletëvotimit. Kjo procedurë ka shkaktuar pak huti te votuesit, por edhe te komisionerët dhe të tjerët nëpër qendrat e votimit e në disa vende ka pasur edhe probleme teknike me këto pajisje.

Është raportuar se ka pasur edhe parregullsi të ndryshme nëpër qendra të votimit.

Gjeorgjia kufizohet me Rusinë, ndërsa partia në pushtet ‘Ëndrra Gjeorgjiane’ po akuzohet nga opozita se po e largon vendin nga Perëndimi dhe po rikthehet nën orbitën e Rusisë. Bashkimi Evropian e ka ngrirë ofertën për Gjeorgjinë për t’iu bashkuar BE-së për shkak të rrugës jo të duhur demokratike që ka bërë vendi.

Të drejtë vote kanë rreth 3.5 milion gjeorgjian. Pritet që e para në këto zgjedhje të dalë Partia Ëndrra Gjeorgjiane, por katër grupe opozitare besojnë se do t’i bashkojnë forcat për ta larguar nga pushteti dhe ta kthejnë Gjeorgjinë në procesin drejt Bashkimit Evropian.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota