Kritikohet ashpër tubimi i Trumpit në Madison
Dardan Ramabaja / RTK
Kampi i Kamala Harris ka sulmuar tubimin e madh të fushatës së Donald Trumpit në Nju Jork duke e quajtur si "përçarës dhe poshtërues në mënyrë të rrezikshme".
Trump u tha mijëra mbështetësve të tij në Madison Square Garden se ai do të kishte një qasje "Amerikani së pari" dhe do të godiste emigrantët - por komentet e bëra nga mbështetësit e tij në këtë ngjarje kanë tërhequr kritika.
Njëri e quajti Harrisin "antikrisht", ndërsa një komedian e përshkroi Porto Rikon si një "ishull lundrues mbeturinash".
Trump është distancuar nga komenti i mbeturinave që ngjalli reagime të furishme nga disa republikanë.
Në të njëjtën ditë, Harris zbuloi politika të reja që synonin të ndihmonin njerëzit në Puerto Riko, të morën mblodhën mbështetje nga reperi Bad Bunny - një nga personazhet më të famshëm latinë në botë.
Ndërsa dita e zgjedhjeve afrohet, sondazhet tregojnë se gara për Shtëpinë e Bardhë është shumë e ngushtë sipas sondazheve.























