Rutte konfirmon prezencën e trupave koreano-veriore në Rusi
BKT
Foto / Reuters
Rajoni dhe Bota

Rutte konfirmon prezencën e trupave koreano-veriore në Rusi

V.Th. /RTKlive

Trupat e Koresë së Veriut janë dislokuar në Rusi dhe po operojnë në rajonin kufitar të Kurskut, ku trupat ukrainase kanë një bazë, ka deklaruar Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Mark Rutte.

Shefi i NATO-s tha se dislokimi  i trupave të Koresë së Veriut përfaqëson një "përshkallëzim të rëndësishëm" dhe një "zgjerim të rrezikshëm" të luftës së Rusisë në Ukrainë, një shkelje të rezolutave të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Rutte tha se vendosja e trupave të Koresë së Veriut ishte një shenjë e "dëshpërimit në rritje" nga ana e presidentit rus Vladimir Putin.

“Mbi 600,000 ushtarë rusë janë vrarë ose plagosur në luftën e Putinit dhe ai nuk është në gjendje të përballojë sulmin e tij në Ukrainë pa mbështetjen e huaj”, tha Rutte.

Kremlini i kishte hedhur poshtë raportet për vendosjen e trupave të Koresë së Veriut si "lajm të rremë".

Por Putin të enjten nuk e mohoi se trupat e Koresë së Veriut ndodheshin aktualisht në Rusi dhe tha se ishte punë e Moskës se si të zbatonte një traktat partneriteti me Phenianin.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota