Të paktën 93 persona janë vrarë nga një sulm izraelit në Gaza
BKT
Rajoni dhe Bota

Të paktën 93 persona janë vrarë nga një sulm izraelit në Gaza

Bardhyl Bajrami /RTK

Të paktën nëntëdhjetë e tre persona janë vrarë ose konsiderohen të zhdukur nga sulmi izraelit në një shtëpi banimi në veri të Rripit të Gazës. Izraeli ka thënë se Hamasi po rigrupohet në këtë zonë, ndërsa luftëtarët e Hamasit po kamuflohen mes popullsisë civile.

Afro 100 persona janë vrarë apo po konsiderohen të zhdukur pas një sulmi ajror të Izraelit në qytetin verior Beit Lahia, në veri të Rripit të Gazës, ka thënë Ministria e Shëndetësisë, në Gazë që udhëhiqet nga Hamasi.

Ekipet e shpëtimit kanë thënë se në shënjestër ishte një objekt banimi pesëkatësh.

Autoritetet izraelite nuk kanë komentuar rreth këtij sulmi, por ushtria izraelite ka nisur një ofensivë tjetër në këtë zonë më herët gjatë këtij muaji ,pasi ka thënë se Hamasi po rigrupohet aty duke shtuar se militantët e këtij grupi po kamuflohen mes popullsisë civile, diçka që Hamasi e ka mohuar.

Hussam Abu Safia, drejtori i spitalit ‘Kamal Adëan’, që ndodhet në afërsi, në Jabalia, ka thënë për agjencinë e lajmeve AFP se në spital po trajtohen fëmijë, ndërsa po kanë vështirësi për shkak të mungesës edhe të personelit, por edhe të ilaçeve e pajisjeve tjera.

Forcat Mbrojtëse të Izraelit e kanë bastisur këtë spital javën që lamë pas, pasi kanë thënë se po shfrytëzohet nga luftëtarët e Hamasit.

Përmes një deklarate, të martën, ushtria izraelite ka thënë se në Jabalia dhe në Gazën Qendrore në 24 orët e fundit ka vrarë të paktën 40 terroristë përfshirë edhe disa që kishin tentuar të vendosin mjete shpërthyese pranë trupave izraelite.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota