Bombardimet gjatë natës në Gaza, dhjetëra të vrarë
M.M. /RTKlive
Të paktën 29 persona janë vrarë nga bombardimet e forcave izraelite në Rripin e Gazës gjatë natës së martë dhe herët në mëngjesin e së mërkurës.
Sipas raporteve palestineze, rreth 20 njerëz u vranë në Beit Lahia, një qytet i rrethuar në skajin verior të brezit. Ishte një ndërtesë e mbushur me persona të zhvendosur brenda vendit që u sulmua, sipas agjencisë së lajmeve Wafa, e cila është nën Autoritetin Palestinez në Bregun Perëndimor.
Vdekje të tjera raportohen në pjesët qendrore të zonës, si dhe në zonat përreth Khan Yunis, më në jug, noftojnë mediet e huaja.
Izraeli ka mbajtur nën rrethim një zonë të Gazës veriore që nga fillimi i tetorit, kur sulmet intensive të bombardimeve u pasuan nga një operacion me forcat tokësore. Në kuadër të kësaj, sipas autoriteteve palestineze, janë vrarë të paktën 1800 persona.























