Trump fiton zgjedhjet presidenciale në SHBA
RTKlive
(E plotësuar, 12: 01) Kandidati republikan Donald Trump u zgjodh presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara, duke shënuar një rikthim të jashtëzakonshëm.
Me një fitore në Uiskonsin, zoti Trump siguroi 277 vota elektorale nga 270 sa janë të nevojshme për të siguruar presidencën.
Kandidati republikan Donald Trump u zgjodh presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara, duke shënuar një rikthim të jashtëzakonshëm.
Me një fitore në Uiskonsin, Trump siguroi 277 vota elektorale nga 270 sa janë të nevojshme për të siguruar presidencën.
Mëngjesin e së mërkurës ndërsa ende po numëroheshin votat, zoti Trump shpalli fitoren në një tubim në Florida.
“Kjo ishte një lëvizje që askush nuk e ka parë ndonjëherë më parë dhe sinqerisht, kjo ishte, besoj, lëvizja më e madhe politike e të gjitha kohërave”, u tha zoti Trump mbështetësve të tij, raporton VoA.
Donald Trump pritet të inaugurohet për një mandat të ri më 20 janar të vitit 2025.
Afër konfirmimi i fitores së Trump
Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, është në prag të fitores së zgjedhjeve presidenciale, duke siguruar fitore në disa shtete kyçe, përfshirë Pensilvaninë, duke zbehur shanset për një fitore të nënpresidentes Kamala Harris.
Trump, i cili tashmë e ka shpallur fitoren dhe ka marrë urimet e para nga liderë botëror, ka siguruar 267 nga votat e nevojshme elektorale për të siguruar fitoren. Trump fitoi ose kryeson në disa nga shtetet vendimtare për rezultatin e zgjedhjeve. Përveçse në Pensilvani ai fitoi edhe në Xhorxha dhe Karolinën e Veriut.
Kama Harris do t’i duhej të fitojë në të gjitha shtetet e mbetura përfshirë Miçiganin, Viskonsin, Nevadën dhe Arizonëm.
Përveç kësaj, republikanët morën kontrollin në Senatin prej 100 anëtarësh, por ende nuk dihet se cila parti do të kontrollojë Dhomën e Përfaqësuesve.
08:42
Trump kryeson me 267 vota elektorale, Harris 214
Zgjedhjet presidenciale në SHBA. Amerikanët zgjedhin mes demokrates Kamala Harris dhe republikanit Donald Trump. Dy kandidatët kanë pikëpamje të ndryshme mbi të ardhmen e fuqisë më të madhe ekonomike dhe ushtarake në botë.
08:34
Ish Presidenti Donald Tramp doli fitues në Pensilvani me 19 vota elektorale, duke shënuar edhe një hap drejt fitores në zgjedhjet presidenciale. Pensilvania është një nga shtetet përcaktuese të zgjedhjeve.
Aktualisht Trump ka siguruar 267 vota elektorale, përballë Nënpresidentes Kamala Harris që ka fituar deri tani 214 vota të tilla, raporton VoA.
Duhen 270 vota elektorale për të siguruar mandatin presidencial.
07:57
Ndërsa vazhdon numërimi i votave, ish presidenti Donald Trump është në epërsi me 248 vota elektorale, përballë Nënpresidentes Kamala Harris me 214 vota elektorale.
Harris doli fituese në Nju Hemshir me 4 vota elektorale.
Për të fituar mandatin presidencial duhen gjithsej 270 vota elektorale.
07:02
Ish-Presidenti Donald Trump fiton në shtetin e Xhorxhias.
Nënpresidentja Harris ka siguruar tashmë 210 vota elektorale, ndërsa ish-Presidenti Trump 246. Duhen të paktën 270 vota për të fituar presidencën. Më herët, Trump u shpall fitues edhe në Karolinë të Veriut.
06:59
Nënpresidentja Kamala Harris nuk do të flasë përpara mbështetësve të saj këtë mbrëmje. Ajo do t'u drejtohet atyre të mërkurën. Njoftimin e bëri një nga drejtuesit e fushatës së saj.
Deri tani Nënpresidentja Harris ka siguruar 210 vota elektorale, ndërsa ish-Presidenti Trump 230. Duhen të paktën 270 vota për të fituar presidencën, raporton VoA.
06:11
Nënpresidentja Kamala Harris fiton Hauai. Nënpresidentja Harris ka siguruar tashmë 209 vota elektorale, ndërsa ish-Presidenti Trump 230. Duhen të paktën 270 vota për të fituar presidencën.
05:47
Nënpresidentja Kamala Harris fiton në shtetet e Nju Meksikos dhe Virxhinas.
Nënpresidentja Harris ka siguruar tashmë 205 vota elektorale, ndërsa ish-Presidenti Trump 230. Duhen të paktën 270 vota për të fituar presidencën.
05:27
Ish-Presidenti Donald Trump fiton shtetin e Karolinës së Veriut, një nga shetet vendimtare për rezultatin e zgjedhjeve. Nënpresidentja Harris fiton në shtetin e Oregonit.
Nënpresidentja Harris ka siguruar tashmë 187 vota elektorale, ndërsa ish-Presidenti Trump 230. Duhen të paktën 270 vota për të fituar presidencën.
Nënpresidentja Harris ka siguruar tashmë 187 vota elektorale, ndërsa ish-Presidenti Trump 230. Duhen të paktën 270 vota për të fituar presidencën.
05:05
Nënpresidentja Harris fiton shtetin e Kalifornisë dhe shtetin Uashington, ndërsa ish-Presidenti Trump shtetin Idaho.
Nënpresidentja Harris ka siguruar tashmë 179 vota elektorale, ndërsa ish-Presidenti Trump 214. Duhen të paktën 270 vota për të fituar presidencën.
04:50
Nënpresidentja Harris fiton një prej katër votave elektorale të shtetit Maine. Ajo ka tashmë 113 vota, ndërsa ish-Presidenti Trump 210. Duhen të paktën 270 për të fituar presidencën.
04:45
Ish-Presidenti Trump fiton në shtetet Kansas dhe Iowa. Ai ka siguruar tashmë 210 vota elektorale, ndërsa Nënpresidentja Harris 112. Duhen të paktën 270 vota për të fituar presidencën.
04:27
Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson, u rizgjodh për një mandat të pestë në Dhomën e Përfaqësuesve
Zoti Johnson u bë kryetar pak më shumë se një vit më parë pasi tetë republikanë u bashkuan me demokratët për largimin e Kevin McCarthy-it nga kjo detyrë.
Ai trashëgoi shumë nga të njëjtat probleme me të cilat u përball pararendësi i tij kur bëhet fjalë për unifikimin e ligjvënësve. Atij iu desh të mbështetej në votat e demokratëve për ta mbajtur të hapur qeverinë federale dhe pati nevojë për ndihmën e tyre për të parandaluar atë lloj rebelimi që rrëzoi nga detyra zotin McCarthy-n.
04:24
Nënpresidentja Harris fiton në Distriktin e Kolumbias. Ajo ka tashmë 112 vota elektorale, ndërsa ish-Presidenti Trump 198. Duhen të paktën 270 për të fituar presidencën.
04:20
Rizgjidhet udhëheqësi demokrat i Dhomës së Përfaqësuesve Hakeem Jeffries
Udhëheqësi demokrat i Dhomës së Përfaqësuesve Hakeem Jeffries u rizgjodh për një mandat të shtatë
Ai pasoi Nancy Pelosin si drejtues i demokratëve në Dhomën e Përfaqësuesve, pasi republikanët fituan kontrollin e dhomës në zgjedhjet e mesmandatit të vitit 2022 dhe demokratët kërkuan një ndryshim brezash në udhëheqje.
04:12
Nënpresidentja Harris fiton në shtetin Colorado. Ajo ka siguruar tashmë 109 vota elektorale, ndërsa ish-Presidenti Trump 198. Për të fituar presidencën duhen të paktën 270 vota elektorale.
04:05
Ish-Presidenti Trump fiton në shtetet Montana dhe Utah.
Ai ka siguruar tashmë 198 vota elektorale, ndërsa Nënpresidentja Harris ka 99. Për të fituar presidencën nevojiten të paktën 270 vota elektorale.
03:56
Ish-Presidenti Trump fiton në shtetin Missouri.
Ai ka siguruar 188 vota elektorale, ndërsa Nënpresidentja Harris 99. Për të fituar presidencën nevojiten të paktën 270 vota elektorale.
03:52
Florida, rrëzohet amendamenti kushtetues për të mbrojtur të drejtën e abortin
Një masë që do të kishte mbrojtur të drejtën e abortit në kushtetutën e shtetit të Floridas dështoi të martën pasi nuk arriti pragun prej 60% për të kaluar.
Refuzimi i këtij propozimi e bën Floridan shtetin e parë ku një masë për mbrojtjen e të drejtës për abort dështoi, pasi u rrëzua në vitin 2022 vendimi Roe kundër Wade që garantonte të drejtën e abortit në nivel federal.
03:16
Ish-Presidenti Trump fiton në shtetin Teksas.
Ai ka tashmë 178 vota elektorale, ndërsa Nënpresidentja Harris 99. Nevojiten të paktën 270 vota elektorale për të fituar presidencën.
03:12
Ish-Presidenti Trump fiton në shtetet Nebraska, Dakota e Veriut, Dakota e Jugut, Luiziana, Uajoming dhe Ohajo. Ndërsa, Nënpresidentja Harris ka fituar në Nju Jork.
Sipas përllogaritjes më të fundit, ish-Presidenti Trump ka siguruar deri më tani 137 vota zgjedhore dhe Nënpresidentja Harris 99.
02:51
Republikanët një hap më pranë kontrollit të Senatit
Republikani Jim Justice parashikohet të fitojë një vend të hapur për senator në Virxhinian Perëndimore menjëherë pas mbylljes së votimeve. Kjo do t’u jepte republikanëve kontroll të barabartë 50 me 50 në Senatin e përbërë nga 100 vende. Vendin në fjalë e kishte Joe Manchin, ish-senator demokrat i kthyer në i pavarur.
Bilanci mund të vazhdojë të ndryshojë gjatë natës, ndërsa mbërrijnë rezultatet nga garat e tjera.
02:42
Nënpresidentja Harris fiton në shtetin Illinois.
02:40
Sa kërcënime për bomba pati në Xhorxhia?
Nga 177 qendrat e votimit në bashkinë Fulton të Xhorxhias, 32 morën të martën kërcënime për bomba, tha shefi i policisë së qarkut W. Wade Yates. Disa nga kërcënimet u bënë drejtpërdrejt me telefonata në vendet ku po bëhej votimi, ndërsa të tjerat nëpërmjet telefonatave tek numri i urgjencës, ose u dërguan me email, tha zoti Yates.
Si rezultat, orari për votimin u zgjat në pesë qendra votimi në bashkinë Fulton të Xhorxhias, të cilat u mbyllën për pak kohë për shkak të kërcënimeve me bombë, që u përcaktuan si jo të besueshme. Orari i çdo vendvotimi është zgjatur për aq kohë sa pati qëndruar i mbyllur. Zgjatjet varionin nga 10 minuta në një vend, deri në 45 minuta në dy vendvotime të tjera.
02:37
Nënpresidentja Kamala Harris fiton në shtetin Delaware.
02:33
Nënpresidentja Kamala Harris fiton në Nju Xhersi.
02:32
Ish-Presidenti Donald Trump fiton në shtetin Arkansas.
02:23
Videot dezinformuese imitojnë FBI-në
FBI-ja paralajmëron se disa video të montuara po keqpërdorin emrin dhe stemën e saj për të përhapur pretendime të rreme për probleme në votime.
Një deklaratë me shkrim që supozohet se vjen nga FBI-ja u kërkon mediave dhe blogerëve që të mos publikojnë informacione rreth sulmeve në qendrat e votimit, duke thënë se shpërndarja e historive për dhunën mund të shkaktojë rritje të incidenteve të tilla. FBI thotë se kjo deklaratë është e rreme dhe nuk ka ardhur nga kjo agjenci.
(E plotësuar, 6 nëntor, ora 0ra 2:20) Sipas parashikimeve më të fundit, ish-Presidenti Trump ka fituar edhe në shtetet Mississippi, Alabama, Oklahoma, Tennessee dhe Florida, ndërsa Nënpresidentja Harris ka fituar edhe në shtetet Merilend, Connecticut, Massachusets dhe Rhode Island.























