Republikanët fitojnë kontrollin e Senatit të SHBA-së
BKT
Rajoni dhe Bota

Republikanët fitojnë kontrollin e Senatit të SHBA-së

N.M/RTKlive

(E plotësuar, 07:49Republikanët fituan kontrollin e Senatit të SHBA-së, me fitoret në Virxhinia Perëndimore dhe Ohio, të martën, duke siguruar që partia e Donald Trump do të kontrollojë të paktën dhomën e Kongresit vitin e ardhshëm.

Republikanët gjithashtu shënuan fitiore të hershme ndërsa luftuan për të mbajtur kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve, raporton Reuters.

Por rezultatet e së martës siguruan që republikanët do të ishin në gjendje të ndihmonin Trump të emërojë gjyqtarë konservatorë dhe personel tjetër qeveritar nëse ai fiton garën presidenciale, ose të bllokojnë pjesën më të madhe të agjendës së demokrates Kamala Harris nëse ajo mbizotëron.

Republikanët kanë paralajmëruar paraprakisht zëvendëspresidenten Kamala Harris se nëse do të fitonte Shtëpinë e Bardhë, ata do t'ia vështirësojnë rrugën për miratimin e ligjeve apo politikave të veçanta të demokratëve. Ndërkohë të djathtët janë zotuar të punojnë ngushtë me ish-presidentin Donald Tramp nëse ai rivjen në pushtet. 

Partia Republikane duket se do ta marrë kontrollin e Senatit të SHBA-së

Partia Republikane duket se do ta marrë kontrollin e Senatit, duke siguruar dy vende vendimtare në Ohajo dhe Uest Virxhinia, ndërsa shumica në dhomën tjetër të Kongresit - Dhomën e Përfaqësuesve - mbetet për t’u vendosur.

Ndërsa pritet të dalë rezultati përfundimtar i zgjedhjeve presidenciale në SHBA, votuesit amerikanë duket se ua dorëzuan të martën Senatin republikanëve.

"Kontrolli i dhomës duket se do ta kontrollojnë Senatin. Përmbysja e Senatit ndryshon balancën e pushtetit në Uashington", raporton CNN.

Senati është dhoma e lartë legjislative në Shtetet e Bashkuara, për dallim nga Dhoma e Përfaqësuesve, ku sërish republikanët e kanë ngushtuar diferencën. Të dyja dhomat kanë 435 vende për të zgjedhur.

Krahas kandidatëve për president, Donald Trump dhe Kamala Harris, në garë ishin të 435 vendet e Dhomës së Përfaqësuesve dhe 34 nga 100 vendet e Senatit.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota