Bideni e uron Trumpin, e fton në Shtëpinë e Bardhë
BKT
Rajoni dhe Bota

Bideni e uron Trumpin, e fton në Shtëpinë e Bardhë

Sh.Ç/RTKlive

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden e ka telefonuar Donald Trumpin për t’ia uruar fitoren për president dhe e ka ftuar në Shtëpinë e Bardhë për ta diskutuar transferimin e pushtetit.

Shtëpia e Bardhë ka bërë të ditur se për këtë çështje do të koordinohet një datë në të ardhmen e afërt, shkruan CNN.

“Presidenti Biden shprehu angazhimin e tij për të siguruar një tranzicion të qetë dhe theksoi rëndësinë e punës për të bashkuar vendin”, ka theksuar zyrtari. 

Nesër Bideni do të mbajë fjalim për të komentuar rezultatin e zgjedhjeve. Gjithashtu, ai ka telefonuar edhe Kamala Harrisin për ta uruar për kampanjën.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota