Sulm masiv rus në Odessa
BKT
Rajoni dhe Bota

Sulm masiv rus në Odessa

M.Miftari/RTKlive

Qyteti port i Ukrainës, Odessa, iu nënshtrua një sulmi të gjerë rus të enjten në mbrëmje.

Një grua 35-vjeçare u vra dhe dhjetë persona të tjerë u plagosën, përfshirë një djalë nëntë-vjeçar, thanë autoritetet ukrainase.

U dëmtuan ndërtesa banimi, një kishë, makina dhe një objekt arsimor, si dhe një tub i rëndësishëm ngrohjeje. Dyzetë mijë persona janë pa furnizim me ngrohje, njofton kryebashkiaku i qytetit.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota