Trump zgjedh Robert. F. Kennedy Jr, sekretar të Shëndetësisë
Flututra Bekqeli /RTK
Zgjedhja e Robert. F. Kennedy Junior në pozitën e sekretarit të shëndetësisë, në kabinetin e presidentit amerikan Trump, mund të ketë një ndikim të madh në shëndetin dhe jetën e amerikanëve, thonë analistët.
Donald Trump ka vlerësuar zgjedhjen e tij për sekretarin e shëndetësisë, RFK Jr, si një "mendje të madhe" në fjalimin e tij të parë që nga nata e zgjedhjeve. Trump ka thënë se ai të "ndihmojë për ta bërë Amerikën përsëri të shëndetshme" duke i mbrojtur ata nga "kimikatet e dëmshme, ndotësit, pesticidet, produktet farmaceutike dhe aditivët ushqimorë".
Nëse Kennedy-t i jepet një mundësi si zyrtari më i lartë shëndetësor i vendit për të promovuar pretendimet e tij të së kaluarës se vaksinat nuk janë të sigurta dhe efektive ose për të vepruar sipas dëshirës së tij për të pushuar 600 njerëz në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë, i cili mbikëqyr shumë aspekte të kërkimit shëndetësor, duke përfshirë vaksinat, ai mund të ketë një ndikim më të menjëhershëm në jetën e miliona amerikanëve. Nëse për shembull këshillat ose idetë e tij çuan në një ulje të depërtimit të vaksinave në popullatën amerikane, një numër i konsiderueshëm jetësh mund të rrezikoheshin.
Kennedy ka disa pikëpamje që mjekët kryesorë i mirëpresin, duke përfshirë thirrjet e tij që ushqimet e përpunuara të hiqen nga dreka e shkollës dhe paralajmërimet e tij se industria ushqimore po tregton produkte që rrisin një krizë sëmundjesh kronike. Por vendimi i presidentit të zgjedhur për të vënë RFK Jr. në krye të shëndetit të 350 milionë amerikanëve, pavarësisht qëndrimeve të tij për vaksinat që kundërshtojnë kërkimet e bazuara në shkencë të shumicës së shkencëtarëve dhe ekspertëve mjekësorë, ka të ngjarë të ndezë një debat të ri rreth implikimet e mundshme në botën reale të mandatit të dytë të Trump që do të fillojë në janar.
Zgjedhjet e mëparshme të presidentit të zgjedhur për drejtor të inteligjencës kombëtare, prokuror të përgjithshëm dhe sekretar të mbrojtjes mund të ndryshojnë vendin dhe botën në planin afatgjatë.
Efekti i tyre, megjithatë, do të ishte i largët për shumicën e amerikanëve, thonë ekspertët.
Sidoqoftë, emërimet e Donald Trump për prokurorin e përgjithshëm, Matt Gaetz, dhe sekretarin e shëndetësisë, Robert F Kennedy Jr, të dy kanë nevojë për konfirmimin e Senatit.
Ne zhvillime tjera, duke festuar kthimin e tij të afërt në Shtëpinë e Bardhë në Mar-a-Lago në Florida, Trump u tha mbështetësve se konflikti Rusi-Ukrainë "duhet të ndalet".























