Xi: Kina është e gatshme të punojë me administratën e re amerikane
BKT
Rajoni dhe Bota

Xi: Kina është e gatshme të punojë me administratën e re amerikane

Sh.Ç/RTKlive

Udhëheqësi kinez Xi Jinping ka theksuar se do të punojë me presidentin e zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump. Ai këtë e ka thënë gjatë takimit me presidentin në largim të SHBA-së, Joe Biden, në Lima të Perusë. Të dy u takuan në margjina të samitit të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor. 

Biden e Xi kanë theksuar përparimin në uljen e tensioneve mes vendeve për çështjet, si tregtia dhe Tajvani. 

Analistët thonë se marrëdhëniet SHBA – Kinë mund të bëhen më të paqëndrueshme kur Trump ta marrë pushtetin në janar, duke marrë parasysh se ai kishte premtuar t’i rrisë tarifat për importet kineze, raporton BBC

Gjatë mandatit të tij të parë Trump e kishte quajtur Kinën “konkurrent strategjik”. Marrëdhëniet ishin përkeqësuar kur ai e kishte quajtur Covidin “një virus kinez” gjatë pandemisë.

Në takimin e Xi-së dhe Bidenit, presidenti kinez ka thënë se qëllimi i Pekinit është të mbajë marrëdhënie të qëndrueshme me SHBA-në. 

“Kina është e gatshme të punojë me administratën e re amerikane për ta ruajtur komunikimin, për të zgjedhuar bashkëpunimin dhe për të menaxhuar dallimet”, ka deklaruar Xi. 

Biden ka thënë se gara strategjike mes dy fuqive botërore nuk duhet përshkallëzuar në luftë. 

“Të dy vendet tona nuk mund të lënë asnjë nga këto gara që të përshkallëzojë në konflikt. Kjo është përgjegjësia jonë dhe gjatë katër vjetëve të fundit mendoj se kemi dëshmuar se është e mundur të kemi këtë marrëdhënie”, ka deklaruar Biden. 


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota