Urdhër-arresti i GJNP-së ndaj udhëheqësve izraelitë përçan Perëndimin
BKT
Foto: AFP
Rajoni dhe Bota

Urdhër-arresti i GJNP-së ndaj udhëheqësve izraelitë përçan Perëndimin

VOA

Urdhër-arresti i Gjykatës Ndërkombëtare Penale ndaj Kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, që shënon herën e parë që një kryeministër në detyrë i një aleati të rëndësishëm perëndimor po akuzohet për krime lufte dhe krime ndaj njerëzimit nga një gjykatë ndërkombëtare, ka shkaktuar përçarje mes udhëheqësve botërorë.

Shtëpia e Bardhë kundërshtoi vendimin, duke thënë se gjykata nuk ka juridiksion mbi këtë çështje, ndërkohë që zyrtarët e lartë të Bashkimit Evropian thanë se vendimi paraqet detyrim ligjor për të gjithë anëtarët e saj. Kryeministri izraelit Netanyahu e quajti lëshimin e urdhër-arrestit “falimentim moral”.

këtë bllok.

Kryeministri hungarez Viktor Orban, një aleat i afërt i kryeministrit Netanyahu, u zotua ta injorojë urdhër-arrestin ndërkombëtar ndaj udhëheqësit izraelit dhe ftoi atë të vizitojë Hungarinë.

“Është një vendim i pacipë, do të thosha cinik, i Gjykatës, që ndërhyn në një konflikt që ende po vazhdon, veshur me petkun ligjor, po që në fakt ndërhyn për qëllime politike ngaqë konflikti në Lindjen e Mesme ende nuk ka përfunduar... Dhe kjo nuk më lë zgjidhje tjetër përveçse ta kundërshtoj këtë vendim”, deklaroi ai.

Zëdhënësi i qeverisë gjermane sugjeroi të premten se Gjermania mund të tregohet e rezervuar për të arrestuar Kryeministrin Netanyahu në bazë të këtij urdhër-arresti.

“E kam të vështirë ta imagjinoj që do t’i bënim këto arrestime në Gjermani mbi këtë bazë”, deklaroi zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Hebestreit.

Vendimi i gjykatës i shndërron Kryeministrin Netanyahu dhe të akuzuarit e tjerë në të pandehur, të kërkuar ndërkombëtarisht, që rrezikojnë të arrestohen sa herë që udhëtojnë jashtë vendit. Urdhër arresti mund t’i izolojë ata edhe më shumë dhe sipas analistëve ai do të thellojë përçarjet ndërmjet shteteve edhe më shumë.

“Shtetet e Bashkuara nuk ... janë anëtare të Gjykatës Ndërkombëtare Penale dhe nuk mund ta lëshojnë urdhër-arrestin, por shumica e shteteve të botës janë dhe në ato shtetet Netanyahu nuk mund të shkojë. Këto shtete përfshijnë Britaninë e Madhe, Francën, Gjermaninë. Është çështje shumë serioze dhe nuk mendoj se ai do të mund të udhëtojë atje. (Ky vendim) do ta përçajë botën edhe më shumë”, tha analistja Nomi Bar-Yaacov pranë institutit "Chatham House".

Ndërkohë që numri i të vrarëve në Gazë arriti në 44 mijë, sipas zyrtarëve shëndetësorë palestinezë, organizatat për të drejtat e njeriut e mirëpritën vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale si vendim që “godet përshtypjen që individë të caktuar janë mbi ligjin”.

 


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota