Presidenti Yoon Suk Yeol, shpallë ligj ushtarak, pak orë më vonë e anulon
BKT
Foto: Reuters
Rajoni dhe Bota

Presidenti Yoon Suk Yeol, shpallë ligj ushtarak, pak orë më vonë e anulon

Luan Qorraj / RTK

Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, ka krijuar kaos politik në vend pasi që, papritur , shpalli ligj ushtarak në tërë Korenë e Jugut , vetëm që, pak orë më vonë, ta anulon vendimin për shkak të kundërshtimit masiv nga ana e popullatës dhe partive politike.

Rreth mesnatës sipas kohës lokale, presidenti Koreano Jugor, Yoon Suk Yeol, papritur iu drejtua popullatës për të njoftuar se , duke përdorë fuqinë e dekretit presidencial, ka shpallë ligj ushtarak në tërë territorin e vendit.

Sipas tij, kjo masë ishte e domosdoshme për të mbrojtur vendin nga forcat pro-koreano veriore të cilat, sipas tij, janë duke funksionuar në Korenë e Jugut dhe për të "mbrojtur rendin liberal kushtetues" .

 Vendimi, pas së cilit ushtria u paraqit në rrugët e qyteteve të mëdha si dhe në ndërtesën e parlamentit, befasoi pjesën më tërë madhe të Koresë së jugut dhe nxiti parlamentin të mbanë një mbledhje të jashtëzakonshme në të cilën, deputetët, në mënyrë unanime votoi kundër vendimit të njëanshme të presidentit përderisa krerët e parlamentit iu drejtuan krerëve të ushtrisë duke i bërë thirrje publike që ta dëgjojnë parlamentin e jo një person të vetëm.

 Pak pas votimit në parlament, Yeol tha se do të tërheq vendimin për hyrjen në fuqi të ligjit ushtarak përderisa është njoftuar se njësitet ushtarake tanimë janë duke u tërhequr nga rrugët e qyteteve koreano jugore.

 Arsyet të cilat e shtyn Yeol të merr këtë vendim mbetën të paqarta por opozitarët koreano jugor thonë se në këtë mënyrë ai ka tentuar të merr komplet pushtetin në vend ndërsa shumë analistë e ndërlidhin vendimin e tij me ngecjet në votimin e buxhetit për vitin fiskal 2025.

 

Presidenti Yoon kishte thënë më herët se partitë opozitare kishin marrë peng procesin parlamentar. Ai u zotua se do të çrrënjosë "forcat e paturpshme anti-shtetërore pro-koreane të Veriut" dhe tha se nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të merrte masën për të mbrojtur rendin kushtetues.

Agjencia e lajmeve Yonhap citoi ushtrinë të thoshte se aktivitetet e parlamentit dhe partive politike do të ndaloheshin dhe se mediat dhe botuesit e tyre do të ishin nën kontrollin e komandës së ligjit ushtarak.

Yoon nuk përmendi ndonjë kërcënim konkret nga Koreja e Veriut që ka armë bërthamore, duke u përqendruar tek kundërshtarët e tij politikë të brendshëm.

Forcat ushtarake u panë duke hyrë në parlamentin e Koresë së Veriut pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme ndërsa punonjësit e parlamentit përpiqeshin të zmbrapsnin ushtarët duke i spërkatur me bombolat për shuarjen e zjarrit.

Ishte hera e parë që nga viti 1980 që shpallej ligji i jashtëzakonshëm ushtarak në Korenë e Jugut.

Paraardhësi i Yoon, Moon Jae-in i Partisë Demokratike, tha në një postim në rrjetin X se demokracia e vendit është në krizë.

Nënsekretari amerikan i Shtetit Kurt Campbell tha të martën se Shtetet e Bashkuara po i ndiqnin zhvillimet në Korenë e Jugut, një vend aleat, me “shqetësim të thellë” dhe se shpresojnë që mosmarrëveshjet politike të zgjidhen në mënyrë paqësore dhe në përputhje me sundimin e ligjit.

Shtetet e Bashkuara janë në kontakt me qeverinë e Koresë së Jugut dhe po monitorojnë situatën nga afër, tha një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë.

Rreth 28,500 trupa amerikane janë vendosur në Korenë e Jugut për t'u mbrojtur kundër Phenianit.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota