Shpërthim në një ndërtesë në Hagë, dyshohet për viktima
ATSH
Disa persona dyshohet se kanë humbur jetën kur një ndërtesë banimi trekatëshe u shemb në mes të natës në kryeqytetin holandez, Hagë, e cila pasoi një shpërthim dhe zjarr, sipas gazetës kryesore holandeze ”Telegraaf”, që citon shërbimet e urgjencës në Hagë.
Të paktën katër persona u dërguan në spital, ndërsa numri i të plagosurve është ende i përkohshëm.
Ekipet e shpëtimit po punojnë mes rrënojave duke kërkuar ndonjë të mbijetuar.
Aktualisht nuk është e qartë se sa njerëz janë ende nën rrënoja, as çfarë mund të ketë shkaktuar shpërthimin që shkatërroi disa kate të ndërtesës.
Sipas autoriteteve lokale të Sigurisë, shpërthimi ka shkatërruar të paktën pesë apartamente dyshe.
Banorët e zonës kanë përshkruar momentin e shpërthimit si të tmerrshëm, duke thënë se dukej sikur kishte shpërthyer një luftë.























