Vazhdon kthimi i refugjatëve masiv i sirianëve në shtëpitë e tyre
Luan Qorraj /RTK
Mijëra refugjatë Sirian, të cilët kanë kaluar vite të strehuar në shtetet fqinje, po vazhdojnë të kalojnë kufijtë me vendet fqinje për tu kthyer në shtëpitë e tyre. Njëkohësisht organizatat humanitare thonë se janë duke u përgatitur për një operacion masiv i cili pritet të zgjas disa vite.
Mijëra refugjatë Sirian po vazhdojnë të kthehen në vend nga shtetet fqinje, numra masiv të kthimeve po regjistrohen në kufirin Turk, por njoftohet edhe për mijëra kthime ditore nga Libani dhe Jordania.
Shumë prej tyre kanë kaluar vite të tëra në kampet e refugjatëve dhe organizatat humanitare kanë bërë apel që të mos nxitojnë në kthim pa e ditur se në çfarë kushte do të kthehen. Ato gjithashtu u bënë thirrje vendeve perëndimore të cilat kanë ndaluar proceset e dhënies së azileve për refugjatët sirian të mos nxitojnë, përderisa situata humanitare në vend nuk stabilizohet.
Lufta në Siri ka krijuar 6 milionë refugjatë të cilët janë përhapur në një vende të ndryshme.
Besohet se në botë tani gjinden rreth 6 milionë si dhe më shumë se 10 milionë të zhvendosur brenda Sirisë. Sipas grupeve humanitare, momentalisht , brenda Sirisë, janë afro 176 milionë njerëz që kanë nevojë për ndihma humanitare dhe mbrojtje dhe ato paralajmërojnë se kthimi masiv i refugjatëve vetëm se do të përkeqësonte gjendjen.
Njëkohësisht këto organizata kanë filluar planifikimin e operacioneve masive të cilat do të nevojiten duke thënë se procesi i rindërtimit dhe stabilizimit të gjendjes do të zgjas disa vite.























