Siri: Sfidat pas Assadit, ekonomia në krizë ekstreme
Hanife Oamani /RTK
Pas rrëzimit të Assadit, Siria po përjeton ndryshime të mëdha, ndërsa sfidat ekonomike dhe humanitare thellohen. OKB kërkon ulje të dhunës, ndërsa SHBA, Turqia dhe fuqitë rajonale diskutojnë për stabilitetin. E Izraeli po vazhdon operacionet në zona strategjike.
Dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën në Xhaminë Umajjad në Damask për lutjet e para të së premtes pas rrëzimit të Bashar al-Assad nga rebelët. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, shprehu shqetësim për qindra sulme ajrore izraelite mbi Sirinë, ndërsa SHBA mbështet veprimet izraelite për neutralizimin e kërcënimeve.
Jordania do të presë një samit krize me pjesëmarrjen e vendeve kryesore dhe OKB-së për të diskutuar të ardhmen e Sirisë. Ekonomia siriane mbetet në krizë ekstreme, me 90% të popullsisë që jeton në varfëri dhe miliona të zhvendosur. Ndërkohë, Izraeli ka zhvendosur trupa në zonën strategjike të Malit Hermon, duke nënvizuar rëndësinë e sigurisë rajonale. SHBA dhe Turqia kanë theksuar domosdoshmërinë e ruajtjes së stabilitetit dhe frenimit të kërcënimeve terroriste.























