Shtrëngata në Detin e Zi fundos një tanker dhe dëmton një tjetër
BKT
Rajoni dhe Bota

Shtrëngata në Detin e Zi fundos një tanker dhe dëmton një tjetër

Luan Qorraj / RTK

Dy tankerë rusë në Detin e Zi janë goditur nga një stuhi, e cila e dëmtoi rëndë njërin dhe e fundosi tjetrin. Tankerët ishin të mbushur me mijëra tonelata naftë dhe tani rajoni rrezikohet nga një katastrofë të madhe ambientale.

Autoritetet ruse kanë njoftuar se dy tankerë , të identifikuar si Volgoneft-212 dhe Volgoneft-239,  të cilët ishin duke transportuar naftë dhe produkte të naftës, janë goditur nga një stuhi në afërsinë e ngushticës së Kherch-it, në Detin e Zi.

 Sipas njoftimeve, njëri prej tankerëve është dëmtuar rëndë, përderisa tjetri u përgjysmua dhe u fundos brenda një kohe të shkurtër. Në dy anijet, në kohën e aksidentit, gjendeshin 29 persona, së paku një prej të cilëve ka humbur jetën gjatë aksidentit.

 Edhe pse autoritetet ruse kanë nisur një operacion emergjent të shpëtimit dhe pastrimit, një sasi e madhe e naftës tanimë ka rrjedhur nga tankeri i fundosur përderisa raportohet edhe për rrjedhje nga tankeri i dytë. Secili prej tankerëve mund të mban rreth 4 mijë tonelata të naftës dhe, tani, një pjesë e madhe e detit të zi rrezikohet nga nafta e cila është duke rrjedhur.

Deri me tani nuk ka dyshime për sabotazh apo sulm të jashtëm ndërsa presidenti është njoftuar se autoritetet kanë filluar hetimet nën dyshime për "neglizhencë kriminale" shumë detaje rreth këtyre tankerëve dhe aksidentit ende nuk dihen por, gjatë viteve të kaluara, Rusia ka filluar të përdorë , të ashtuquajturën "flotë fantazmë" , të tankerëve për të tejkaluar sanksionet. Shumë prej këtyre anijeve besohet të jenë në gjendje të keqe dhe nuk mund të sigurohen.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota