BDI: Ndryshimet në ligjin e arsimit të mesëm, hap prapa
Sh.Ç/RTKlive
Bashkimi Demokratik për Integrim e ka dënuar kalimin e fazës së parë të propozim-ligjit për ndryshime në arsimin e mesëm, që sipas këtij subjekti politik, imponon zgjidhje monoetnike dhe cenon frymën e bashkëjetesës ndëretnike.
BDI thekson se ky ligj është një hap prapa dhe i papranueshëm për një shtet multietnik si Maqedonia e Veriut.
“Edhe më e turpshme është sjellja e koalicionit VLEN. Duke mos votuar, ata heshtën dhe praktikisht dhanë mbështetje për këtë ligj. Midis frikës nga zemërimi i popullit që aq shumë e kanë nënçmuar dhe frikës nga patronët e tyre të VMRO-DPMNE-së, ata mbetën të paralizuar”, thekson BDI.
BDI mbështet veprimet e Frontit për të bllokuar këtë ligj.
“Shqiptarët nuk mund të pranojnë vendime që i anashkalojnë ata. Zgjidhja duhet të jetë gjithëpërfshirëse dhe e drejtë për të gjithë”, thekson BDI.























